“Topin do e mbajë Spanja, Franca do të kërkojë hapësirat”, ish-sulmuesi që ka punuar me Deschamps zbulon planin: Me deklaratat e Yamal trajneri do të motivojë lojtarët
Yan Diomande është gati të ndezë merkaton e kësaj vere. Për futbollistin e Leipzigut që po shkëlqen në Botëror me Bregun e Fildishtë, kanë shfaqur tashmë interesin shumë skuadra me peshë evropian.
Por klubi i parë që bëri një lëvizje konkrete për të siguruar shërbimin e tij ishte Liverpool. Sipas gazetarit të specializuar në merkaton e transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra angleze i ka bërë Leipzigut ofertën e parë prej 100 milionë Euro(90 milionë vlerë fikse+10 milionë të tjerë si bonuse).
Por Leipzig e refuzoi menjëherë këtë ofertë dhe kërkon për kartonin e Diomande të paktën 120 milionë euro. Në këtë pikë është krijuar përshtypja se dikush i mahnitur nga manovrat e Diomande mund të arrijë deri aty sa të bëjë çmenduri për të.
Top Channel