Liga e Serisë A është mbledhur sot dhe ka vendosur datën e startimit të kampionatit për sezonin e ardhshëm, si dhe detaje të tjera në lidhje me kalendarin.
Kështu, duke marrë parasysh interesin e tifozëve dhe faktin që në fillim të gushtit shumë prej tyre janë me pushime, është vendosur që kampionati të startojë fundjavën e 24 dhe 25 Gushtit.
Gjithashtu janë parashikuar edhe 3 javë të ndërmjetme, pra që do të luhen në mesjavë, konkretisht 25 Shtator, 30 Tetor dhe 22 Prill.
Me këtë skenar, futbollistët e Italisë do t’i bashkohen grumbullimit të kombëtares menjëherë pas përfundimit të kampionatit, duke mos pasur kohë për pushime, gjithmonë nëse “axurrët” do t’ia dalin të kualifikohen për Euro 2020.
Gjithashtu, është menduar që Roma ose Lazio, të mos luajnë në “Olimpico” në javën e fundit të kampionatit, pasi më 18 Maj UEFA ka programuar që të bëjë inaugurimin e Euro 2020-ës në këtë stadium.
Top Channel