Lufta për mbijetesën në Kategorinë Superiore u pasurua me një kapitull të ri, që reduktoi hendekun mes ekipeve të rrezikuara për rënien.

Kastrioti fitoi 1-0 ndaj Luftëtarit, në një “finale të parakohshme” për elitën e futbollit shqiptar, por do të duhet të presë javën e fundit për të mësuar nëse do të mbetet mes ekipeve më të mira.

Në stadiumin “Redi Maloku”, krutanët e kërkuan golin që nga fillimi, por e morën këtë vetëm përmes një penalltie të fituar nga Roger. Nga pika e bardhë, Marku realizoi në portën e gjirokastritëve.

Në minutat shtesë pati vend për një moment mjaft të dyshimtë, ku Luftëtari arriti të shënojë me Dungën, por gjithçka u zhvlerësua nga anësori për pozicion të parregullt. Luftëtari mbetet 4 pikë mbi zonën e rënies.

Kukësi mori një fitore të vështirë në fushën e Laçit, pas një finalizimi të bukur të Limajt, mjaftueshëm gjithsesi për të kompletuar misionin në transfertën kurbinase, e për të çuar ekipin në kuotën e 48 pikëve.

Vesel Limaj, me një predhë nga distanca befasoi vendasit dhe portierin e Laçit, pikërisht kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA