Të rinjtë e FRPD-së kërkojnë “liri, demokraci, shpresë” (Foto)
03/04/2019 10:33
Ndërkohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare të kësaj jave, teksa fjalën në foltore e ka marrë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar drejt protestuesve të tjerë të mbledhur para Kuvendit me slogane e parulla të reja, ndryshe nga ato që kemi parë në protestat e kaluara.
Të rinjtë janë veshur me të zeza, janë vetëprangosur, dhe në ballë të bluzave të tyre lexohet “Liri, Demokraci, Shpresë”.
Ndryshe nga ata, shumica e protestuesve të tjerë pjesëmarrës janë të pajisur me pankarta në duar, ku lexohet vetëm “iK”.
Top Channel