Kryeministri Edi Rama foli sot për transparencën e vlerësimit të titujve akademikë, duke thënë se këtë proces nuk mund ta bëjë dot e vetme qeveria apo Ministria e Arsimit .
Ai u shpreh se kjo duhet bërë nga vetë universitetet, por drejtuesit e këtyre institucioneve po tregohen mjaft indiferentë. Ministri Rama iu ka dhënë përgjigje tre kërkesave të studentëve.
“Transparenca e titujve akademikë është diçka që qeveria nuk e bën dot vetë as Ministria e Arsimit dhe nuk duhet që t’i hyjë dhe ta bëjë vetë, por duhet ta bëjë çdo Universitet. Dhe as ka shanse që transparenca e titujve të ndërmerret në kushtet kur një rektorat, siç është ai i Universiteti të Tiranës, bën sikur nuk kupton dhe sikur nuk dëgjon. A i flet përçart duke krijuar më shumë konfuzion.
Së dyti vlerësimi i pedagogëve nga ana e studentëve. Është një kërkesë e bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Dhe e treta, shqetësimi i studentëve për tregun e shitjes së librave në këmbim të notës. Edhe kjo nuk po adresohet asgjëkund. Po bëjmë përpjekje që është e diskutueshme, që të përkthejmë libra nga anglishtja në shqip, për t’ua vënë në dispozicion pedagogëve dhe studentëve”, tha Rama.
Top Channel