Heqja e targave diplomatike, Tritan Shehu: Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare!

01/04/2019 11:32

“Dëgjova Zv.Ministrin e Jashtëm që deklaronte në media, ai vetë, se do t’u hiqen targat diplomatike Konsujve të Nderit në Shqipëri. Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacisë sonë, shkaku i humbjes së rolit tonë parësor në Rajon, i ndryshimeve të linjave tona strategjike, i dobësimit të bashkëpunimit me partnerët tanë kryesore, apo i bllokimit të procesit tonë të integrimit prej disa vitesh!?”

Kështu shkruan Tritan Shehu në profilin e tij në Facebook, pasi në një dalje për mediet paraditen e kësaj të hëne, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u bëri thirrje disa prej konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri që të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin krejt lirshëm me privilegje të veçanta, në atë që e quajti si rasti më unik në Europë e mbase edhe në botë.

“Ne fakt ajo eshte nje ceshtje per te cilen mund te shprehet jo me shume se Policia Rrugore. Ashtu si jane ceshtje te Ministrise se Brendeshme droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, per te cilat po ky Zv.Minister organizoi nje konference te tere shtypi dy dite me pare. Sic duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute te medha nder vite, jane “atrofizuar” kaq shume, sa aty merren vetem me tilla “ceshtje” perfshi dhe “reformen” e madhe te “spastrimit” nga puna te 20 punonjesve, si pasoje e “luftes brenda llojit”. Fatkeqesi kjo,se Ministria e Jashteme se pari duhet te shprehi vizionin e saj per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit ne kompetence te saj, duke u koncentruar te “rrenjet” e problemeve, ne vend qe te merret me “gjethet”, apo te krijoje kakofoni me dikasteret e tjera”, lexohet në postimin e Shehut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA