Rusia po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë, duke nxitur ndarjet dhe amplifikuar ngjarjet negative; ky është përfundimi në të cilin kanë dalë disa analistë që monitorojnë propagandën e Kremlinit rreth votimeve të 31 marsit.

Raundi i parë, me 39 kandidatë në fletëvotim, mbahet të dielën, ndërsa i dyti, tre javë më vonë. Në këto zgjedhje nuk merr pjesë asnjë kandidat pro-rus, e kjo i ka shtyrë vëzhguesit të kontrollojnë me kujdes nëse Kremlini ka përdorur mjetet sociale dhe ndikimin e fshehtë në mediet ukrainase për të penguar procesin.

Që prej revolucionit te 2014, kursi i Ukrainës është kthyer qartazi ndaj perëndimit, e Kievi synon sot anëtarësimin nË BE- e NATO, por kjo nuk e ka zmbrapsur Moskën nga përpjekjet  e veta për ndërhyrje dhe zgjedhjet. “Ajo i sheh si hallkë të rëndësishme në një seri betejash strategjike”, thotë analisti Vladislav Inozemtsev, drejtor i Qendrës së Moskës për Studimet Post-Industriale, i cituar nga VOA.

Ukraina ka hequr shumë kanale televizive ruse dhe figura politike të lidhura me Kremlinin si dhe ka bllokuar faqe propagande pro-Moskës në internet apo në mediet sociale.  Megjithatë Kremlini ka kërkuar mënyra të reja ndikimi , duke përfshirë Facebook-un si një nga platformat, e duke tentuar të ndikoje edhe mbi mediet ukrainase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA