Alergjitë e stinës, shtohen rastet në Elbasan
30/03/2019 11:51
Për një pjesë të mirë të njerëzve ardhja e pranverës do të thotë probleme shëndetësore, kjo për sa i përket personave të ndjeshëm ndaj alergjive. Një numër i konsiderueshëm pacientësh çdo ditë paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të alergjive të shkaktuara kryesisht nga lulet dhe pluhurat.
Mjekët thonë se më të prekurit janë fëmijët. Alergjia mund të jetë një problem i vogël në rast se tregoheni të kujdesshëm, por pasojat e saj mund të jenë të rënda nëse neglizhohet. Problem mbetet gjetja e shkaktarit të alergjisë, e cila bëhet mjaft e vështirë në një numër pafund shkaqesh. Në këtë periudhë mjekët këshillojnë të evitohen vendet me shumë lule.
Top Channel