Korçë, grabitet me dhunë pika e këmbimit valutor
29/03/2019 09:33
Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Korçë në një pikë këmbimi valutor. Ngjarja u regjistrua tek lagjja ‘Nr 10’, ku paraprakisht thuhet se një person ka marrë një shumë të konsideruar parash.
Paraprakisht thuhet se autori i krimit ka qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka mundur që të marrë paratë. Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura, por dyshohet se bëhet fjalë për 2500 euro dhe 100 mijë lekë të reja.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorit të krimit. Personi që ndodhej në pikën e këmbimit valutor pritet të merret në pyetje nga policia, i cili do të japë detaje rreth identikitit të agresorit.
Top Channel