E kaluara e errët e Vincic, kur gjyqtari i finales gjendej mes prostitutave dhe armëve 17/07 19:23
Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e Parlamenti dhe për ruajtjen fizike të deputetëve të Kuvendit, pasi sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës.
Edhe në këtë seancë, përfaqësuesit e maxhorancës, por edhe deputetët e rinj opozitarë do të hyjnë nga pedonalja, e cila është rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune. Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit do të vijojë të jetë e bllokuar edhe përgjatë ditës së sotme.
Top Channel