“Kaini dhe Abeli, të bijtë e Adamit” ngjiten në skenë/ Ngjarja biblike e ndërthurur me aktualitetin, në fokus të shfaqjes së regjisorit Rafael Hoxhaj
21/03 15:46
Komedia misterioze “8 Femra”e regjisores Driada Dervishi, ka bërë bashkë një ndërthurje brezash.
Nën interpretimin e Yllka Mujos, Olta Dakut, Zamira Kitës, Rajmonda Bulkut, Merita Çoçolit, Klodiana Kecos, Paola Kodrës, Blerta Belliut dhe Ilda Pepit do të jetësohen personazhet e veprës në skenë.
Kjo komedi, pas duartrokitjeve të shumta në Teatrin e Korçës dhe të Durrësit, do të vijë në “ArTurbina” duke filluar nga dita e nesërme deri të dielën, përkatësisht në datat 27, 28, 29, 30 dhe 31 Mars, në orën 19:00.
Top Channel