Gazetari Carlo Bollino që vepron prej më shumë se 20 vitesh në Shqipëri në studion e “Open” ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje, me arsyetimin se mund të zgjidhë krizën politike.

Sipas Bollinos, nëse Meta largohet nga detyra e Kreut të Shtetit, kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë një emër opozitar si President.

Ai theksoi se mund të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e njohur si krahu i djathtë i Sali Berishës në politikë, e përzgjedhura e mazhorancës për presidente.

“Junta është prokuroria. Jo rastësisht e ka përmendur paralajmërimin që kanë thënë ndërkombëtarë para dy vitesh që situata mund të vijë në gjendjen aktuale. Paralajmërimi për dorëheqje është kërcënim që shqetëson ndërkombëtarët, por jo shqiptarët pasi kuvendi ka 94 deputetë. Qeveria mund të zgjedhë President të ri totalisht legjitim. Mund të zgjidhet Jozefina Topalli nga opozita si presidente për 24 orë, pasi Rama po e mendon si emër”, tha Bollino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA