Partia Socialiste thirri aleatët e saj në një tryezë konsultimi për të analizuar situatën politike në vend, pas largimit nga Parlamenti të PD dhe LSI.

Përmes një deklarate të përbashkët të 26 partive, ky grupim thekson se braktisja e tempullit të demokracisë synon të dëmtojë rëndë interesat kombëtare të vendit.

PS me aleatët e saj vlerësojnë se retorika dhe përdorimi i dhunës për qëllime politike tenton të destabilizojë vendin, duke e kthyer atë në vitet ‘97-’98.

Ky grupim mbështet ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe thellimin e tyre për depolitizimin e plotë të Administratës Zgjedhore, si dhe pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore, bashkë me përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot, që në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA