Milani ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 në transfertën veroneze ndaj Chievos, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat.
Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për skuadrën kuqezi, që tashmë do të shkojë në derbin e Madonninës ndaj Interit, me minimalisht një pikë më tepër.
Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën me anë të një supergoli të shënuar nga Lucas Biglia, por Chievo riktheu baraspeshën me anë të Përparim Hetemajt.
Megjithatë sulmuesi kryesor i Milanit, Krysztof Piatek nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, pasi arriti të shënojë në minutën e 57′ duke u dhënë 3 pikët kuqezinjve.
Sfida tjetër e kampionatit italian, ajo mes Parmës dhe Genoas, u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga mesfushori Jurai Kucka.
Top Channel