Ashtu siç është bërë traditë tashmë, një pjesë e mirë e grave shqiptare sot janë mbledhur për të festuar 8 marsin. Por ka nga ato që nuk kanë asnjë mundësi për të festuar.

Remzie Mena, pasi ka kaluar një jetë të vështirë plot sfida, ja ka dalë dhe sot përcjell një mesazh për të gjithë ato gra, të cilat jo vetëm nuk kanë mundësi të festojnë, por sot janë të trembura dhe të frikësuara.

“Imagjino me katër thika në trup. Jam dhunuar për 7 vite. Nuk i kisha treguar askujt. E mora vendimin në fund për ta denoncuar, kur filloi dhuna ndaj fëmijëve. I shkuli flokët gocës, aty s’durova më”, tregon Remzie Mena.

Në luftë për të drejtat e tyre, gratë mund t’ja dalin, po ashtu si Remzia e cila pas dhunës ekstreme, ja doli të niste jetën nga e para, e vetme me 4 fëmijë.

“Sot jam një nënë e lumtur pas 13 vitesh luftë. Më në fund ia dola. Kurrë mos heshtin. Dhunës t’i thonë stop”, thekson ajo.

8 Marsi do të kthehet në festë atëherë kur të respektohen të drejtat dhe dinjiteti i grave, si burimi i jetës dhe motivi që mban bashkë çdo familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA