Samiti i Diasporës, Bashkia Tiranë organizon disa aktivitete

27/02/2019 18:15

Tirana do të mikpresë Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars ku do të marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Ky Samit do të mundësojë një hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të politikëbërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi.

Në kuadër të punimeve të këtij Samiti, Bashkia e Tiranës ka planifikuar organizimin e një sërë aktivitetesh nga data 28 Shkurt–2 Mars, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Panairi i Artizanëve, performanca fantastike e Ansamblit Tirana, ekspozita “Tirana Kryeqytet” apo nisma “Eja luaj në parkun tënd” janë disa prej aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka përgatitur këto ditë për bashkatdhetarët.

Programi me aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës

E enjte 28, 2019

8:00 – 20:00 -Panairi Artizaneve – Pazari i Ri

18:00- Ansambli Tirana – Kalaja e Tiranës

E premte 1 mars 2019

10:00 -Eja luaj në Parkun tënd – Parku Rinia

18:00 Performancë e Bandës Frymore – Sheshi “Skënderbej”

E shtunë, 2 mars 2019

8:00 – E shtuna ne park – Parku i Liqenit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA