Te Reali i Madridit ka një klimë e tensionuar dhe arsyeja është sjellja e Gareth Bale.
Sipas “AS”, sulmuesi 29-vjeçar ka prishur hapur marrëdhëniet me pjesën tjetër të grupit “merengues” dhe kjo u duk kur pasi shënoi me penallti golin e fitores ndaj Levantes mbrëmjen e së dielës, refuzoi përqafimin e shokut të tij të ekipit, Lucas Vazquez.
Uellsiani i hoqi dorën nga qafa kolegut të tij të sulmit dhe vrapoi drejt mesfushës i mërzitur.
I bezdisur dhe i revoltuar nga disa thashetheme që kanë qarkulluar mbi jetën e tij nga ana e Marcelos dhe Courtois, të cilët janë shprehur se Bale është një karakter shumë i izoluar, Bale në Madrid por jeton vërtet një periudhë izolimi, duke qenë se ka prishur raportin me organikën e ekipit.
Për përmirësimin e situatës nuk ka ndihmuar edhe fakti që nuk është titullar, pasi Solari preferon treshen Benzema-Vinicius-Vazquez.
Top Channel