Lionel Messi ka shënuar tre-golëshin e 50-të të karrierës së tij duke i dhënë fitoren Barcelonës me një përmbysje spektakolare.

Mbrëmjen e së shtunës, Lionel Messi na tregoi edhe njëherë pse cilësohet si lojtari më i mirë në histori që ka luajtur sportin e futbollit.

Barcelona arriti që të shënojë fitore 2:4 fal paraqitjes së jashtëzakonshme të argjentinasit, i cili shënoi tre gola, dhe shtoi një asistim.

Skuadra katalane e gjeti vetën në disavantazh qysh në minutën e 22’, kur Jesus Navas shënoi golin e parë të takimit.

Katër minuta më vonë u përgjigj Lionel Messi, i cili me një super volley barazoi shifrat në 1:1. Vendasit shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Gabriel Mercados, për të shkuar në pushim me një gol epërsi.

Në pjesën e dytë, Messi aktivizoi modën ‘jashtëtokësori’ për të shpartalluar skuadrën e Sevillas.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 67’, pas asistimit të Ousmane Dembele, kurse në minutën e 85’ shënoi për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Luis Suarez shënoi në minutën e 92′ për të vendosur rezultatin final të këtij takimi. Tani, në 35 ndeshje, Messi i ka shënuar plot 36 gola kundërshtarit të quajtur Sevilla.

Barca tashmë grumbullon plotë 57 pikë pas 25 javëve, dhe mban kështu distancën prej 10 pikësh me Atletico dhe Real Madrid.

Top Channel