Tarifimi i çdo krediti për lëndët përsëritëse ka qenë pikërisht arsyeja e nisjes së protestës. Këmbngulja e mijëra studentëve solli anulimin e pikës 4 të këtij vendimi, por pavarësisht kësaj, studentët e masterit të Akademisë së Arteve vijojnë t’i nënshtrohen pagesës të krediteve për provimet e mbartura.

Kamera e Top Channel shkoi në zyrat e financës së këtij Universiteti, ku u pohua skandali i marrjes së të ardhurave nga studentët në mënyrë të padrejtë duke shkelur detyrimin ligjor.

“Punonjësja: VKM-ja nuk ka prekur… në master je?

-Studenti: Po.

Punonjësja: Nuk ka prekur masterin fare.

1 kredit kushton 3500 lekë, dhe studentët janë të shqetësuar se si ky vendim i anulluar aplikohet në institucionin arsimor ku ata studiojnë me çmime tepër të larta për ekonominë e tyre.

Punonjësja: 6 kredite edhe 2.

Studenti: Sa i bie në total?

Punonjësja: 8.

Studenti: Në çmim sa i bie?

Punonjësja: 28 mijë të reja, 280 mijë lekë.

Studenti: Po si ka mundësi? Këta thanë që do i heqin kreditet!

Punonjësja: Ato kërkuan te Bachelor-i, ja hoqën pra Bachelor-it kreditet. Donin të vinin kredite te Bachelori, studentët u ngritën se nuk donin atë Bachelor-in me kredite.

Studenti: Po e di këtë histori…

Punonjësja: Po masterin nuk e ashtu fare.

Punonjësi: Masterin se kanë prekur asgjë fare. Edhe kryeministrin po ta vesh re, e ka thënë “Masteri asgjë”.

E kontaktuar nga Top Channel, Ministria e Arsimit nuk kishte dijeni për këtë skandal, dhe sipas saj ‘nuk diskutohej që ndryshimi i VKM-së që hiqte tarifimin e krediteve për të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, zbatohej”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA