Ndërkohë që PD është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjes për protestën e të shtunës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, i cili kërkon që protesta të jetë paqësore.

“Britania e Madhe e shikon të drejtën për të protestuar si një të drejtë fondamentale të demokracisë. Megjithatë të tilla demostrata me patjetër duhet të jenë paqësore nëse ato zhvillohen në mbështetje të demokracisë. Në u bëjmë thirrje atyre që do të përfshinen në protestën e të shtunës ta respektojnë këtë princip. Protestë paqësore”, shkruan Norman në Twitter.

Edhe Luigi Soreca, ambasadori i BE-së, kërkoi që protestuesit të shmangin dhunën: “Ne presim një protestë paqësore, jo të kthehet e dhunshme. Kjo është një thirrje për të gjitha palët. Është me rëndësi të gjithë të jenë konsruktiv. Flisni pa dhunë. Mesazhet tuaja do të dëgjohen”.

Dy ditë më parë, Policia e Shtetit kërkoi shmangien e retorikave të cilat nxisin veprime kundër rendit dhe qetësisë. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Policia e Shtetit të shtunën do të jetë me protestuesit.

Nga sot, ARRSH ka nisur punimet në dy akse nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe Kamza në drejtim po të Tiranës. Selia Blu e shikon nisjen e këtyre punimeve si një tentativë të qeverisë për të bllokuar lëvizjen e protestuesve nga rrethet për të ardhur në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA