Ministrat e rinj, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të mërkurën
15/01/2019 11:04
Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme përpara nisjes së punimeve normale të 21 janarit, që është përcaktuar për të mërkurën në orën 17:00.
Mbledhja e Kuvendit është bërë me kërkesë të kryeministrit, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nxjerrë urdhrin këtë të martë, me rendin e ditës të përcaktuar, bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe në nenin 42, pika 2 e Rregullores së Kuvendit.
Seanca, ashtu siç ishte parashikuar, mbahet për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar nga kryeministri.
Top Channel