Dy të mitur janë shpëtuar gjatë mëngjesit të sotëm nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës.
Pas sinjalizimit që kanë marrë nga qytetarë të ndryshëm, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë gjetur dy të mitur që në këto ditë të ftohta dhe të lagështa e kalonin natën duke u strehuar në ambiente të papërshtatshme.
Të rinjtë me inicialet S.P, 16 vjeç nga Vlora dhe K.J, 14 vjeç nga Korça janë gjetur në një nga bodrumet e pallateve në afërsi të Shkozës.
Menjëherë atyre u është ofruar ndihma e parë nga punonjësit e shërbimit social të Bashkisë Tiranë dhe më pas konform procedurave ligjore, ju është marrë deklarata në prani edhe të psikologut.
Gjithashtu, sipas procedurave ligjore, një prej fëmijëve i është dorëzuar punonjësve të policisë për ta dorëzuar tek prindërit.
Top Channel