Rusia jep alarmin: Sulmet ajrore izraelite kërcënojnë fluturimet civile mbi Siri

27/12/2018 05:47

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se sulmet raketore izraelite në Siri një ditë më parë, kishin kërcënuar drejtpërdrejt dy fluturime civile, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.

Ministria, e cila nuk specifikoi se cilat fluturime ishin kërcënuar, shtuan se mbrojtjet ajrore të Sirisë kishin shkatërruar 14 nga 16 raketat izraelite të nisura kundër objektivave të paspecifikuar pranë Damaskut të martën.

Tre ushtarë sirianë u plagosën gjatë operacionit, njoftoi media shtetërore siriane, ndërsa ushtria izraelite refuzoi të komentojë sulmet me raketa, të raportuara edhe nga pretendimet ruse.

Duke folur në një ceremoni diplomimi për pilotët e rinj në një bazë të forcave ajrore izraelite të mërkurën, kryeministri Benjamin Netanjahu nuk bëri asnjë referim të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve specifike apo kritikave të Moskës.

Por ai përsëriti qëllimin e Izraelit për të parandaluar “sulmin ushtarak iranian, i cili është drejtuar kundër nesh” në Siri. “Ne do të veprojmë kundër tij, me forcë dhe vazhdimësi, duke përfshirë edhe gjatë periudhës aktuale”, tha Netanyahu.

Gjatë luftës më shumë se shtatëvjeçare në Sirinë fqinjë, Izraeli është alarmuar thellë nga fuqia në rritje e armiqve të Iranit, aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Assad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA