Me ardhjen e demokracisë, në vitin 1991, ligji 55 në rendin e ri, përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, u sanksionuan në Kodin Penal dhe Civil si “shpifje”. Ligji përcaktonte dënimin me gjobë e deri në 3 vite burg.

Dokumentet e siguruara nga “Top Story” tregojnë se, të parët që u ndëshkuan në bazë të këtyre ligjeve ishin gazetarët.

Pas fitores së PD-së, më 22 mars 1992, mungesa e profesionalizmit u përdor nga Qeveria dhe Berisha, duke përshtatur kufizime në media.

Një artikull i publikuar në gazetën “Koha Jonë”, që i referohej të dhënave që ishin marrë nga Ministria e Mbrojtjes së kohës, ishte bërë shkak për arrestimin e kryeredaktorit të gazetës, Aleksandër Frangaj, dhe gazetarit Martin Leka, më 31 janar të 1993.

Dy gazetarët provuan për një muaj shijen e hidhur të paraburgimit. Akuza që rëndonte mbi ta ishte ajo e nxjerrjes së sekretit shtetëror. U akzuan edhe për shpifje të bërë publikisht ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Safed Zhulali.

Në Gjykatën e Tiranës, nga viti 2004 e deri në 2017-n, për veprën penale të “shpifjes” dhe “fyerjes për shak të detyrës” janë hapur 239 procese, nga të cilat rezultojnë të shpallur fajtorë 64 persona.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, vetëm dy persona kanë vuajtur dënimin me burg për këto akuza.

Para viteve ’90, Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë parashtronte propagandën dhe agjitacionin si vepër penale, për të cilën sanksiononte një masë dënimi nga 6 muaj burg dhe deri në dënim me vdekje.

Të dhënat e siguruara nga “Top Story” tregojnë se ishin 1.253 shtetas shqiptarë që u dënuan me akuzën e agjitacionit dhe propagandës gjatë kohës së komunizmit, në vitet 1947-1970.

Ministria e Drejtësisë nuk ka të dhëna zyrtare sesa shetas shqiptarë u ndëshkuan me këtë ligj nga vitet 1970 e deri në vitin 1990. Arsyeja është se, në regjistra është pasqyruar vetëm data e arrestimit dhe masa e dënimit, për çdo person të dënuar gjatë regjimit komunist.

Dekriminalizimi i këtyre neneve është një prej rekomandimeve të përhershme të institucioneve ndërkombëtare për qeveritë shqiptare, siç është Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA