Krishtlindje/ Besimtarët ortodoksë në Kishë, mesha mbahet nga Kryepeshkopi Anastas
25/12/2018 10:48
Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot Lindjen e Krishtit. Për ortodoksët kjo ditë është simbol i paqes, dashurisë dhe harmonisë mes besimtarëve.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet mesha për besimtarët, dhe po drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në mesnatë ishin besimtarët katolikë që kremtuan Krishtlindjet në një meshë të zhvilluar në Katedralen e Shën Palit.
Dita e Krishtlindjeve në Shqipëri festohet jo vetëm nga besimtarët e krishterë. Shumë shqiptarë festojnë Krishtlindjet si një ditë që sjell më shumë paqe, tolerancë dhe harmoni.
Top Channel