Kapiteni dhe legjenda e Romës, Daniele De Rossi nuk do të udhëtojë me verdhekuqtë drejt Torinos, për t’u përballur me Juventusin kryesues, për shkak të një dëmtimi që po e mban prej javësh larg fushave të blerta.

Vetë mesfushori veteran pranon se ky është dëmtimi më i rëndë në karrierën e tij, ndërsa thekson se ka nisur me procesin e rehabilitimit, duke filluar vrapimin, por ndjen keqardhje që nuk do të jetë në Torino.

“Skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe më vjen keq që nuk do të jem në fushë për të ndihmuar ekipin. Kam filluar rikuperimin, por në moshën që jam, duhet të bëj kujdes se mos më përsëritet dëmtimi, ndaj do të mbetem jashtë fushave edhe për disa ditë”, tha kapiteni i Romës.

Daniele De Rossi e pranon se fundi i karrierës së tij është në prag, ndërsa zbulon se planet e tij janë që në të ardhmen të mbetet në futboll, por këtë herë në rolin e trajnerit.

“Ky dëmtim është më i rëndi që kam pësuar në karrierë, çka do të thotë se nuk më ka mbetur shumë kohë në fushën e futbollit. Gjithsesi të ardhmen time e shoh sërish në futboll, në rolin e trajnerit, të cilin më pëlqen ta ushtroj”, tha De Rossi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA