Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar se PD-ja e mbështet protestën e studentëve me “shpirt dhe me mendje”.

“PD dhe unë e mbështesim në të gjitha format. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje. Studentët kanë një kërkesë të qartë prej 13 ditësh: plotëso kërkesat! Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj”, deklaroi Basha.

“Bijtë e shqiptarëve janë në protestë, studentët janë në protestë, ne jemi në mbështetje të tyre. Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë”, shtoi kreu i PD-së.

Kur u pyet se kur do të kthehej në Parlament opozita, Basha tha: “Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA