Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona malore në vend, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para.
Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella shkon mbi 30 cm dhe janë izoluar disa fshatra. Ne zonat e njësive administrative Ostren, Trebisht, Fushë-Bulqizë, Zerqan e Martanesh, trashësia ka arritur nga 3 cm deri ne 10 cm.
Reshjet kane krijuar probleme edhe në aksin rrugor Gurët e Skënderbeut-Fushe Bulqizë, për shkak edhe te ngricave.
Ndërkohë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi në Kukës-Peshkopi. Trashësia e dëborës në Kukës shkon në 7 cm, Krumë, 4 cm e në Bajram Curri, 30 cm.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit kanë dëborë si dhe bien vazhdimisht gurë.
Top Channel