Të ftuarit në këtë puntatë të “Shiko Kush Luan” ishin energjikë, të gatshëm të luanin çdo lojë e mbi të gjitha ti përgjigjeshin pyetjeve me “spec”.

Një ndër ta ishte dhe balerini i njohur Graciano Tagani, i cili me buzëqeshjen dhe sinqeritetin që e karakterizon, mundi të përballonte një pyetje aspak të lehtë.

Tek loja “Ndaje ose Pije” balerinit i duhej t’i përgjigjej pyetjes se nëse do t’i propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel.

Graciano si për habi u përgjigj: “Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira”.

Ai u shpreh se do të ndihej shumë i lumtur nëse do të merrte një propozim të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA