Populistët po përdorin macet për t’ju mpirë trurin

30/11/2018 13:57

Pas një gjysmë dekade përpjekjesh për të shpjeguar ngritjen e partive anti-imigruese dhe ligjit dhe rendit në Evropë, mediat kryesore ndërkombëtare besojnë se kanë zgjidhur enigmën e suksesit të tyre.

Dhe çelësi është te macet.

Po, po e dimë që nuk ju besoni syve, por është e vërtetë!

Përfundimi u arrit kur ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, postoi fotografi të maces për 3,3 milionë ndjekësit e tij në Facebook javën e kaluar.

Ai mori jo vetëm një reagim pozitiv me 30 mijë pëlqime, por edhe më shumë fotografi të maceve – diçka që ai mund ta përdorte për të rritur më tej popullaritetin e tij!

“The Guardian” dhe degët e mediave menjëherë vunë në dukje se kjo ndihmon Salvinin dhe përkrahësit e tjerë të populizmit (duke përfshirë Marine Le Pen dhe Geert Wilders) për të zbutur imazhin e tyre.

E pra, kujdes – tani që kjo taktikë është ekspozuar, të ashtuquajturit populistë mund të përdorin fotot e qenve, foshnjave të bukura ose madje edhe propozimin e legjislacionit që është popullor me elektoratin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA