Edhe Kosova në dosjet Epstein, përmendet ish-presidentja Atifete Jahjaga/ Çfarë shkruhet në email Durrësi përfaqësohet në Parlament nga 14 deputetë, por sa të përqafësuar ndjehen qytetarët durrsakë prej tyre? Të pyetur rastësisht në rrugë, qytetarë të ndryshëm shprehen se nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.
Ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet parlamentare, por në qytetin e Durrësit zyrat e deputetëve nuk janë funksionale. Madje nuk ekzistojnë. Shumica e deputetëve nuk janë banorë të Durrësit, por të Tiranës dhe ushtrojnë aktivitetin politik larg shqetësimeve të atyre që duhet të përfaqësojnë, pavarësisht premtimeve elektorale se zyrat e tyre do të jenë gjithnjë të hapura për qytetarët.
Por, edhe ata pak deputetë që jetojnë në Durrës, takimet me popullin i bëjnë mbi bazë njohjeje dhe nëpër kafene. Po dhe këtyre, shumica e qytetarëve nuk u kujton më as emrin.
Liigji “Për statusin e deputetit” i detyron ata të takohen periodikisht me zgjedhësit dhe t’i informojnë ata mbi projektligje a dokumente të tjera të rëndësishme që shqyrtohen në Parlament, por hendeku mes tyre dhe qytetarëve është rritur ndjeshëm. Zyrat e deputetëve i përkasin së shkuarës dhe premtimeve.
Me kërkesë të Kuvendit, së fundmi është vënë në dispozicion të deputetëve të opozitës (PD -LSI) në katin e dytë të godinës së Prefekturës së qarkut një zyrë. Ndërsa pranë selisë së Partisë Socialliste na bëhet me dije se do të hapet së shpejti një zyrë për deputetët e saj.
Fondet për zyrat e deputetëve mbulohen nga buxheti i Kuvendit e nuk dihet nësedhe në mungesë të tyre fondet lëvrohen e ku shkojnë.
Top Channel