Përpara trupës së komisionerëve të KPK-së, këtë të enjte ka dalë për rivlerësim prokurori i Tiranës, Shpëtim Kurti.

Ai i është nënshtruar vettingut me prioritet, për shkak se është kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sa i përket trupës së KPK-së, relator është Lulzim Hamitaj, ndërsa pjesëtarët e tjerë janë Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Në seancën dëgjimore është i pranishëm edhe vëzhguesi i ONM-së, Hans Krister.

KPK ka njoftuar se vlerësimi i prokurorit Kurti bëhet për dy komponentë, pasurinë dhe figurën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA