Prej disa muajsh deputetët e opozitës, po bojkotojnë Kuvendin, e po shkojnë në limite të djegies së mandateve, duke e kushtëzuar praninë në Parlament me vettingun në politikë.
Edhe pse e mbështet këtë qëndrim të opozitës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thekson se prania e opozitës në Kuvend është e nevojshme, më tepër se sa emrat e politikanëve duhet për t’u dhënë shpresë qytetarëve,
“Opozita duhet të jetë në Parlament për të ndërtuar shpresën e këtij vendi. Duhet t’i kthejmë besimin shqiptarëve. Qëndrimi ynë aktual ka të bëjë me disa çështje që e kanë të nevojshme këtë vendim. Por personalisht mendoj se duhet të jemi në Kuvend”, u shpreh Mediu, duke theksuar se kjo ska të bëjë me emrat që janë në Kuvend, por me përfaqësimin e njerëzve që besojnë tek opozita.
Top Channel