Në ditën e shtatë të protestës, banorëve të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai dëgjoi ankesat e tyre në një takim pa praninë e mediave. Në përfundim, krah tyre Basha akuzoi Edi Ramën se po ndëshkon pa të drejtë qytetarët.

“Asgjë nuk respektohet, pasi Edi Rama dhe Veliaj kanë një projekt bashkë me një grup oligarkësh dhe bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës. Shkelin ligjin dhe Kushtetutën për të shkatërruar shtëpitë. Një pjesë e tyre të legalizuara dhe një pjesë në proces. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria”, tha Basha.

Ashtu si ditën e parë protestës nuk i kanë munguar fëmijet, ndërsa thirrja e fundit e Bashës shkoi për qytetarët.

“Sa e rrezikshme është kjo bandë e kam paralajmëruar. Mos prisni që t’u vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj, por ejani këtu. Mbroni ligjin, Kushtetutën. Në këtë skandal s’ka asgjë të ligjshme. Shteti ka shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është rezistenca e këtyre banorëve. Shkelja e ligjit është tipar i kësaj qeverie. Ky është mesazhi i PD. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të tyre me këshilltarë dhe deputetë. Do qëndrojmë pro kauzës së këtyre banorëve”, tha Basha.

Banorët kanë firmosur këtë të premte një peticion ku kërkojnë dëmshpërblimim e plotë, ndërsa vendosën të përshkallëzojnë protestën e tyre duke bllokuar aksin rrugor nga Pallati me Shigjeta tek sheshi “Shqiponja”, dy herë në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA