Partizani do të ketë mbështetjen e tifozëve në takim e radhës në Superiore, të dielën e ardhshme me Laçin në “Selman Stërmasi”.
Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi për shtyp font të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium, pasi ka vendosur ta shlyejë financiarisht pjesën e mbetur të dënimit pa tifozë.
“Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozërisë të jetë e pranishme në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Kujtojmë që Partizani u dënua me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë, pas pankartës me sfond racist, të shfaqur në ndeshjen e zhvilluar ndaj Skënderbeut.
Top Channel