Ditë historike për atletikën në turneun e zhvilluar këtë fund tetori në Valencia. Keniani Abraham Kiptum vendosi rekordin e ri botëror në gjysmëmaratonën e zhvilluar në qytetin spanjoll, duke e thyer me 5 sekonda kohën e mëparshme të Zersenai Tadese, atleti nga Eritrea që e kishte vendosur atë në vitin 2010.
Sportisti nga Kenia preu “finish”-in në 58 minuta e 18 sekonda, në pistën prej 21 kilometrash. Ai kaloi rivalin e tij që kishte vendosur rekordin e mëparshëm në gjysmëmaratonën e Lisbonës, para 8 vitesh.
Abraham Kiptum, 29-vjeçari që para garës së të dielës kishte një rekord personal prej 59 minutash e 9 sekondash, ia doli të lërë pas bashkëkombasin e tij, Eduard Kiprop, dhe në shkallën më të ulët të podiumit, Zhemal Mekonen.
Kiptum i shpëtoi një aksidenti në maratonën e vitit të kaluar në Karabak, kur motori i një televizioni që po e ndiqte iu rrëzua para syve dhe për pak sa nuk e dëmtoi rëndë.
Top Channel