Gjykata e Tiranes caktoi mesditën e së hënës masën e sigurisë arrest me burg për Altin Isarajin, vëllain e drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraji.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi i gjeti në trup pas një kontrolli një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, të cilën 45-vjeçari Isaraji e justifikoi për përdorim personal.
Ndaj tij Prokuroria ka ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit dhe mbajtjes se lendeve narkotike. Avokati i tij Eno Bushi, pritet ta apeloje këtë vendim, pasi sipas tij arma që i është gjetur Isarajit nuk i plotëson kushtet e një arme zjarri.
Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, Arben Isaraj, i cili mbante postin e drejtorit të Transportit Rrugor i paraqiti dorëheqjen ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Isaraj shkruan se e jepte dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit që mbante.
Top Channel