Arturo Vidal po përjeton një periudhë të errët. Minutave me pikatore që po i rezervon trajneri Valverde te Barcelona, iu shtohen historitë e së kaluarës.

Në fakt mesfushori kilian është dënuar me një gjobë prej 800 mijë euro për shkak të një zënke me disa klientë të diskotekës Crown’s Club të Mynihut në 16 shtator të vitit 2017, sherr në të cilin mori pjesë edhe vëllai i tij, Sandrino.

Gjithçka ndodhi pas fitores së Bayernit të Mynihut ndaj Mainzit 4-0 dhe në atë kohë Vidal mbante fanelën e skuadrës bavareze. Vidal ishte në zonën VIP të lokalit ku ndodhi edhe sherri masiv, që sigurisht u filmua nga kamerat e sigurisë së diskotekës.

Pas verifikimit të videos, Arturo Vidal u shpall fajtor dhe tani do të duhet të paguajë 800 mijë Euro, ndërsa vëllai i tij Sandrino i ndëshkua me një gjobë prej 25 mijë Eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA