Çdo vit në Tiranë ndërrojnë jetë 3300 persona. Kjo ka bërë që dy vend-varrimet më të mëdha, në Sharrë dhe Tufinë të zgjerohen. Bashkia se fundmi ka ndërtuar varrezat e para murale. Të parët që u vendosën aty janë eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë gjatë luftërave, ndërsa do vijohet me varret e vjetra dhe të braktisura ndërsa të interesuar më së shumti janë emigrantët. 

Kjo është varreza e parë murale në vendin tonë e ngritur në varrezat e Sharrës në kryeqytet. Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar 75 zhvendosje eshtrash të qytetarëve italiane nga nëntoka drejt posteve të kësaj varreze murale.

Procedura e zhvarrosjes ka nisur në bazë të ligjit 9220 të vitit 2004 që thotë se mund të zhvarrosen trup që kanë 15 vjet në varr. Në varrezat e Sharrës prehen 55 mijë njerëz. Gati kaq prehen edhe ne varrezat e Tufinës në kryeqytet.

“Në një vit në Bashkinë e Tiranës ndërrojnë jetë gati 3300 persona, me një mesatare prej 9 vdekjesh në ditë. Tokë ka absolutisht, por ne nuk mund t’u ngjitemi maleve dhe kodrave pafund”, ka deklaruar Raimonda Shino, drejtoreshë e Agjensisë së Shërbimit Funeral të Tiranës.

Varreza murale ka 438 poste gjithsej dhe është ndërtuar sipas praktikave të vendeve të zhvilluara. Pranë agjencisë së funeraleve kane shprehur interes kryesisht emigrante per te vendosur eshtrat e te pareve te tyre. Se shpejti do te vendoset ne efiçencë muralja e Tufinës me 700 varreza të vjetra të identifikuara tashmë.

“Funeral të Tiranës… tarifat për një varrim kushtojnë 240 mijë lekë të vjetra ndërsa një zhvarrosje 110 mije leke”, u shpreh ajo.

Bashkia e Tiranës është e vetëdijshme për mentalitetin dhe kodin moral dhe fetar që ekziston në vend, ndaj ka nisur me varret e vjetra dhe të braktisura.

“Shuëe mirë e sistemuar. Unë jetoj në Nisë të Francës dhe nuk ka asnjë ndryshim kjo varreze murale. Unë do t’i sistemoja prindërit e mi këtu”, është shprehur një qytetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA