Media italiane publikon emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë pjesë e grupit shqiptar që trafikoi 1300 kg kokainë drejt Italisë
Çështja “Babale” ka sjellë tension dhe debate të ashpra në emisionin “Open” në Top Channel, ku veçohet debati mes Enkelejd Alibeajt dhe Alferd Pezës.
Teksa deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte duke folur për çështjen e cila e përfshin vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn në trafikun e drogës, gazetari Alferd Peza ka akuzuar se vëllai i deputeti demokrat është i përfshirë në trafikun e drogës.
Ndërsa Alibeaj i përmendi faktin se askush nuk mund të bëjë 1 milionë euro me djersën e ballit.
Alfred Peza: Ti e ke vëllain siç e ka Xhafaj dhe ky është morali jot.
Enkelejd Alibeaj: Ti ke 1 milion euro dhe…
Alfred Peza: I kam bërë me punën si gazetar.
Enkelejd Alibeaj: Kush është ai shqiptar që ka një milion euro me djersën e ballit.
Alfred Peza: Ky e ka vetë vëllain trafikant droge.
Enkelejd Alibeaj: Po i vidhni dhe po i rripni shqiptarët.
Top Channel