Anëtari i KED më 3 tetor para KPK
01/10/2018 11:21
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis axhendën e Vettingut për muajin tetor me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, më 3 tetor.
Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do shqyrtojë dosjen e gjyqtarit Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja në seancën dëgjimore të datës 3 tetor që nis në orën 09:00.
Gjyqtarët do t’i nënshtrohen Vettingu-t për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Seancat e KPK, rikthehen pas një pushimi dy mujor.
Top Channel