Në një botë të krijuar nga dyshime dhe pak siguri, një gjë është e sigurtë: animalier është gjithmonë në modë.

Pas një verë me këto stampime, animal print konfirmon se do të jetë sërish “fashion” edhe në veshjet e vjeshtës dhe dimrit. Edhe në të ftohtë dhe në temperatura të ulëta, do të mbetemi “të egra”, të paktën në pamje. Stampimet leopard janë kudo, në pantallona, t-shirt, këmisha, e madje dhe tek syzet. E dini ku qëndron e bukura e saj? Kombinohet praktikisht me të gjitha!

Krijon në fakt kontrast të mrekullueshëm me ngjyra të ndezura, ndërsa është elegante me të zezës apo të bardhën. Ja disa modele që mund ti shihni në galerinë e fotove.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA