24/05 15:52
Ivan Gazidis do të jetë administratori i ri i deleguar i Milanit nga 1 dhjetori 2018. Pas një negocimi të gjatë kanë ardhur edhe njoftimet zyrtare të klubit kuqezi dhe Arsenalit.
Afrikanojugori largohet nga Gunners pas 10 vitesh dhe i bashkohet Milanit.
“Jam entuziast për këtë sfidë të re dhe do të bej gjithçka që është në përgjegjësitë e mia qe ta rikthej Milanin aty ku meriton”, u shpreh Gazidis. Gazidis ka eksperiencë të madhe në botën e futbolli dhe më parë ka qenë një nga themeluesit e Major League Soccer dhe më pas në vitin 2001 u bë edhe zv/komisar.
Top Channel