Stina e vjeshtës ka sjellë një numër të madh turistësh që vizitojnë qytetin 2.400-vjeçar të Beratit. Çdo ditë, me mijëra turistë të huaj dhe vendas mbushin rrugët e qytetit të “një mbi një dritareve”.

Turistët i shikon në rrugica pedonale në kala, apo në çdo cep të qytetit. Këtë vit, numri i turistëve ka arritur 100 mijë.

Në zyrën e informacionit të Bashkisë së Beratit, përgjegjësja Mishela Kazazi informon se numri i turistëve është rritur ndjeshëm, kjo falë publicitetit dhe sistemimit të infrastrukturës në qytet, si dhe burimeve dhe pikave të shumta turistike.

Vet turistët thonë se, më së shumti informacionet për Beratin i kanë marrë nga rrjetet sociale dhe nga paketat turistike që ofrojnë agjencitë turistike. Mikpritja dhe kulinaria e pasur janë dy nga pikat e forta të këtij qyteti, shtojnë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA