Pa dokumente, pa para dhe pa kujtime, 30-vjeçari suedez jeton prej një muaji në aeroportin e Napolit, nuk mban mend as emrin e tij 02/11 08:28
Koreja e Veriut ka shënuar 70-vjetorin e krijimit të shtetit përmes një parade të madhe ushtarake. Por, në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike interkontinentale, që janë bërë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un ka shikuar teksa trupat, artileria dhe tanket kanë parakaluar në qendër të kryeqytetit Phenjan.
Ka pasur spekulime se presidenti i Kinës, Xi Jingping do të merrte pjesë në shënimin e 70-vjetorit të krijimit të Koresë së Veriut, por Pekini zyrtar ka dërguar atje kreun e Parlamentit. Po ashtu, Rusia ka dërguar kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, Valentina Matviyenko.
Top Channel