Vasili: Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat, ndërsa Ramës i buzëqeshin

24/08/2018 13:23

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i referohet politikës në Itali, për të treguar sipas tij të përbashkëtat që ka kryeministri Rama me krimin.

“Salvinin e kercenojne me vdekje bandat,ndersa kryeministrit tone i buzeqeshin”, thotë Vasili në shkrimin e tij.

“Ministri i Brendshem i Italise Matteo Salvini hapi nje front lufte te pameshirshme ndaj krimit te organizuar,bandave,trafikantëve të droges dhe te qenieve njerezore ne Itali. Rezultatet e tij brenda pak javeve kane qene te jashtezakonshme dhe mbeshtetja e qytetareve italiane per te rritet ne menyre spektakolare,ndersa shqetesimi i bandave te krimineleve me i madh se kurre.
Duke i goditur ne zemer bandat Salvini ai po perballet edhe me kercenimet me vdekje prej te tyre. Ndersa kryeministri i Shqiperise bashkejeton me 40 banda kriminale te deklaruara nga ai vete. Keto banda i buzeqeshin kryeministrit dhe ai ju buzeqesh atyre se kane shume gjera te perbashketa mes vedi. Kryeministri ka frike edhe te flase e jo më ti godase bandat.
Kryeministri,qe ben llafazanin,arrogantin, gojepisin dhe qe kakaris si gjeli ne pleh,kur vjen fjala te bandat rri si pule e hutuar.Kuptohet ka frike. Megjithse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe CIA flasin qarte per krimin e organizuar, pastrimin dhe parave te pista i vetmi qe nuk flet, nuk leviz gishtin, nuk vepron eshte vetem ai, kryeministri”,shprehet më tej kreu i grupit të LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA