Lufta në Siri/ Assad synon edhe krahinën e Idlib, e “bombardon” me fletushka

09/08/2018 17:16

Ushtria siriane ka hedhur fletushka mbi krahinën Idlib, e cila mbahet ende nga forcat rebele, këtë enjten, duke u bërë thirrje banorëve të saj që të pranojnë një kthim të sundimit të shtetit në këtë zonë, duke u thënë atyre se lufta shtatëvjeçare është pranë fundit.

Siria veriperëndimore, ku ndodhet Idlib, është zona e fundit e madhe që ndodhet ende në duart e luftëtarëve që kërkojnë të rrëzojnë presidentin Bashar al-Assad, pasi qeveria rimori zonën rreth Damaskut dhe jugperëndimit në fillim të këtij viti.

Qindra mijëra kundërshtarë të Assadit janë zhvendosur në veriperëndim nën marrëveshjet e evakuimit të arritur pasi pjesët e tjera të vendit ranë nën sundimin e forcave pro-qeveritare të mbështetura nga Rusia dhe Irani.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se forcat shtesë qeveritare po vinin për një sulm të mundshëm në një zonë në jugperëndim të qytetit Idlib që përputhet me krahinat Latakia dhe Hama, të cilat mund të jenë objektivi i tij i ardhshëm i Assad.

Ndërkohë që Turqia, e cila ka trupa në 12 baza në veriperëndim të Sirisë për të vëzhguar armëpushimin e arritur bashkë me Rusinë dhe Iranin, është shprehur kundër çdo ofensive në Idlib dhe po e nxit Rusinë për që të sigurohet që kjo të mos ndodhë.

Këshilltari humanitar i OKB, Jan Egeland tha të enjten se Turqia, Rusia dhe Irani kishin rënë dakord të “bëjnë maksimumin e tyre për të shmangur” një betejë në Idlib.

Top Channel