Shpërthimi i autobotit me naftë në Itali, publikohen pamjet

07/08/2018 17:03

Një autobot me naftë shpërtheu në flakë në zonën Borgo Panigale të qytetit të Bolonjës në Itali, pas një aksidenti ku i mori jetën dy personave dhe la dhjetëra të tjerë të plagosur.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë dallohet qartë si autoboti s’ka frenuar në kohë duke u përplasur me shpejtësi me një kamion.

Përplasja ka shkaktuar zjarrin dhe derdhjen e lëndës djegës që solli më pas edhe shpërthimin e fuqishëm.

Top Channel