Një grua e re, e cila publikoi një video tronditëse të një burri që e godiste jashtë një kafeneje pariziene, ka ngritur një faqe interneti të mërkurën për t’u lejuar viktimave të ngacmimeve të tregojnë historitë e tyre.

Faqja e titulluar “Nous Toutes Harcelement” (Ne jemi ngacmuar të gjithë) synon të mbledhë rastet e incidenteve “në rrugë, në punë, apo në jetët private”, ka thënë vet Marie Laguerre. “Është një faqe ku mund të shkruar në mënyre anonime, por që u lejon femrave të flasin lirshëm”, shtoi më tej ajo.

Studentja Laguerre shkroi në Facebook javën e kaluar mbi një rast që i kishte ndodhur teksa kthehej në shtëpi, kur një mashkull nisi t’i bënte komente të ashpra. Ajo i kishte thënë të pushonte dhe tentoi t’i largohej, por ai shkonte në drejtim të kundërt.

Në videon e mbikëqyrjes të ofruar nga kafeneja, personi shihet më pas të rrëmbejë një tavëll duhani nga një tavolinë e lokalit dhe t’ia hidhte atë asaj. Pas këtij veprimi, ai u kthye dhe e qëlloi në fytyre Laguerren.

Ajo bëri një denoncim në polici pas incidentit dhe më tej publikoi videon, duke e shoqëruar me fjalët se “nuk duhet të heshtim më”.

Që prej publikimit të videos së saj në Facebook, Laguerre mori mesazhe nga e gjithë bota, nga gra të tjera që ndanin eksperiencat e tyre, sikurse edhe nga meshkuj që ofronin mbështetjen e tyre.

Laguerre përfundoi në mediet franceze dhe ndërkombëtare duke ritreguar historinë e saj, ndërsa tashmë dëshiron të përfitojë nga profili i saj i lartë “për të dhënë mesazhin dhe për t’i përmirësuar gjërat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA