Policia britanike ka identifikuar autorët e sulmit me agjent nervor

19/07/2018 12:10

Policia britanike beson se ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me agjentë nervorë ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Hetimi është bërë duke parë kamerat e sigurisë, por edhe hyrje-daljet në kufij, ndërsa personat e implikuar në këtë çështje, janë shtetas rusë.

66-vjeçari Skripal dhe vajza e tij 33 vjeçe u sulmuan me agjent nervor më 4 Mars të këtij viti dhe pas një përkujdesjeje shëndetësore, tani janë kuruar dhe janë strehuar në rezidenca të sigurta.

Më 30 Qershor u helmuan nga i njëjti lloj agjenti një çift britanik në Amesbury, ku humbi jetën 44-vjeçarja Dawn Rowley dhe është në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Charlie Rowley.

Top Channel